Zjarret në Greqi, 18 trupa të gjetur në një pyll

Autoritetet greke kanë njoftuar se trupat e 18 personave u gjetën të martën në një zonë të Greqisë verilindore të goditur nga një zjarr i madh

Fotografi ilustruese

Tetëmbëdhjetë trupa janë gjetur në një zonë pyjore të Greqisë veriore të goditur nga zjarret gjatë katër ditëve të fundit, ka bërë të ditur shërbimi grek i zjarrfikësve.

Raportet e para sugjerojnë se ata që kanë vdekur mund të kenë qenë emigrantë. Një mjek dhe grup hetimor po shkojnë në vendngjarje në pyllin e Dadias.

Rajoni i Evros në Greqinë verilindore, jo shumë larg kufirit turk, është shkatërruar nga zjarret.

Pacientët u zhvendosën nga një spital pasi zjarret arritën në Aleksandropolis, raporton BBC.

Flakët arritën në mjediset e spitalit universitar të qytetit dhe foshnjat e porsalindura e po ashtu pacientët e kujdesit intensiv ishin midis atyre që u evakuuan në një traget të ankoruar në portin e qytetit.

Një vdekje e mëparshme, gjithashtu, besohet të ketë qenë një emigrant, ishte raportuar në një fshat afër Aleksandropolisit dhe shërbimet e urgjencës kishin dërguar mesazhe me tekst celular në zonat përreth, duke u kërkuar njerëzve të largoheshin.

Parku kombëtar Dadia është një zonë e madhe pyjore në veri të Aleksandoupolis dhe zjarret mendohet se janë përhapur me shpejtësi atje që nga e hëna.

Zëdhënësi i shërbimit zjarrfikës, Yiannis Artopoios, tha se po hetohet mundësia që 18 viktimat e gjetura të martën të kishin hyrë ilegalisht në Greqi, duke qenë se nuk kishte raportime për banorë të zhdukur.

Rajoni i Evros është bërë një nga rrugët më të njohura për emigrantët sirianë dhe aziatikë që kalojnë lumin Evros nga Turqia për në Bashkimin Evropian.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika