Bislimi takohet me drejtorin e Përgjithshëm për Evropë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbreterisë së Bashkuar, Peter Wilson

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka takuar drejtorin e përgjithshëm për Evropë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Peter Wilson

Pamje nga takimi

Gjatë kësaj të marte, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka takuar drejtorin e përgjithshëm për Evropë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Peter Wilson.

“Ne vlerësojmë lartësish rolin e Mbretërisë së Bashkuar, partneritetin dhe miqësinë tonë”, ka thënë zëvendëskryeministri Bislimi, njofton Zyra e Kryeministrisë.

Bislimi ka diskutuar mbi zhvillimin ekonomik të vendit përgjatë dy viteve të fundit, si dhe veçoi vlerësimin e FMN-së mbi disiplinën dhe konsolidimin fiskal të Kosovës, nga e cila, FMN-ja miratoi programin e ri SBA dhe RSF.

Wilson ka vlerësuar angazhimin dhe punën e zhvilluar nga Republika e Kosovës në sektorin e energjisë.

“Sa i përket agresionit rus në Ukrainë, zëvendëskryeministri Bislimi tha se Kosova është në anën e demokracisë, duke renduar politikën e saj të jashtme me atë të Bashkimit Evropian, vendosur sanksione ndaj Rusisë, hequr vizat për shtetasit ukrainas dhe strehoi refugjatë ukrainas’, thuhet në njoftim.

Palët diskutuan dhe mbi situatën në veri dhe procesin e dialogut.

Shija e redaktorit

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të fundit nga rubrika