Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, është takuar me disa përfaqësues politikë serbë të Kosovës, sipas tij, për të diskutuar çështje të rëndësishme për komunitetin e tyre.
Ambasadori Hovenier ka thënë se opinionet e ndryshme dhe pluralizmi janë pjesë përbërëse e çdo demokracie të fortë dhe të shëndetshme.
Ai ka përsëritur mbështetjen e tyre “të kahershme për një Kosovë sovrane, multietnike dhe demokratike”.
“Pata rastin të presë sot disa përfaqësues politikë serbë të Kosovës për të diskutuar çështje të rëndësishme për komunitetin e tyre. Opinionet e ndryshme dhe pluralizmi janë pjesë përbërëse e çdo demokracie të fortë dhe të shëndetshme. Përsërita mbështetjen tonë të kahershme për një Kosovë sovrane, multietnike dhe demokratike”, ka shkruar Hovenier.
Had the opportunity to host some Kosovan Serb political representatives today to discuss issues important to their community. Diverse opinions and pluralism are integral to any strong, healthy democracy. I reiterated our long-standing support for a sovereign, multiethnic, and… pic.twitter.com/SgKJYpghNm
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) August 22, 2023