Krasniqi takohet me drejtorët e Arsimit: Ngritëm shqetësimin e thellë për skandalin e fundit të Qeverisë Kurti

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka pritur në takim drejtorët e Departamenteve të Arsimit nga radhët e PDK-së, nëpër komunat ku qeverisin dhe kanë diskutuar për vendimin e djeshëm të MAShTI-t për tekstet shkollore

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi në takim me drejtorët e Departamenteve të Arsimit nga radhët e PDK-së

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, këtë të martë në selinë e kësaj partie ka pritur në takim drejtorët e Departamenteve të Arsimit nga radhët e PDK-së, nëpër komunat ku qeverisin.

“Bashkë diskutuam dhe ngritëm shqetësimin e thellë për skandalin e fundit të Qeverisë Kurti, në lidhje me mos-furnizimin e nxënësve me tekste shkollore”, ka shkruar Krasniqi.

Kreu i PDK-së është shprehur se “shkeljet ligjore të kësaj Qeverie për të dytin vit me radhë në arsim”, dëmtojnë nxënësit dhe familjet.

“Paaftësia dhe shkeljet ligjore të kësaj Qeverie, për të dytin vit me radhë në arsim, vetëm dhjetë ditë para fillimit të vitit të ri shkollor, po dëmtojnë shumë nxënësit dhe familjet, duke u shkaktuar vështirësi të reja, por edhe shpenzime të mëdha për familjet kosovare”, ka shkruar ai.

Sipas tij, nga ky vendim do të ndikohen vetëm qytetarët.

“Barrën e paaftësisë qeverisëse, padrejtësisht dhe me fajin e pushtetarëve, do ta vuajnë vetëm qytetarët e vendit tonë!”, është shprehur kreu i PDK-së.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika