BSPK thotë se nuk ka bazë ligjore për ndëshkimin e minatorëve grevistë

Gjatë ditës së djeshme është bërë e ditur se 151 punëtorëve të minierës së Trepçës u janë ndalur mëditjet dhe shujtat pasi në muajin korrik kishin mbajtur një ditë grevë për shkak të vonesës së pagave. Këtë vendim e kanë kundërshtuar punëtorët, derisa në Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Kosovës thonë se nuk ka bazë ligjore për ndëshkim të tillë

Punon tash e 40 vjet si minator në Trepçë, por Rrahman Beqirit asnjëherë nuk i është ndalur mëditja pavarësisht që disa herë ka qenë në mesin e grevistëve gjatë kësaj periudhe.

Por një gjë e tillë është ndërprerë vetëm deri pak ditë më parë, kur lexoi një njoftim nga ushtruesi i detyrës së kryeshefit të Trepçës, Enis Abdurrahmani.

Greva që kishin mbajtur shkaku i vonesës së pagës gjatë muajit të kaluar u bë shkak që Beqirit e 150 punëtorëve të tjerë t’u ndalet mëditja dhe shujta e asaj dite.

Rrahman Beqiri, punëtor i minierës Trepça ka thënë se “Në mënyrë tinëzare e ka marr këtë veprim, në kry veti dhe këtu është si në kohën e komunizmit që është vendos, asnjëherë në jetë nuk është janë ndalë paratë për grevë, kurrë as para lufte s’ka ndodhë kështu”.

Ky vendim i ushtruesit të detyrës së kryeshefit është bërë shkak që gjatë kësaj të martë punëtorët të mbajnë një protestë.

Bujar Jashari, drejtor i prodhimit në Trepçë, thotë se kanë pranuar njoftim se një gjë e tillë do të ndodhë edhe në pagën e këtij muaji.

Bujar Jashari, drejtor i prodhimit ka thënë se “Për këtë muaj është bërë njoftimi dje që nuk do të ketë paga për të gjithë ato ditë që nuk është punu dhe ka pas revoltë ku sot ka pas një protestë 15 minutëshe dhe nuk kanë pranu më hy në minierë dhe kanë pranuar masi i kemi kontaktu ne”.

Për vendimin që është vendosur edhe në hyrje të minierës, ku përmendet edhe muaji gusht sindikata e punëtorëve të Trepçës paralajmërojnë masa.

Destani Kerrleshi, nënkryetar i sindikatës së punëtorëve të Trepçës ka thënë se “Kemi marr vendimin dhe jemi duke e shqyrtu gjithë mundësinë ligjore që i parasheh ligji në mënyrë që mos të dëmtohen minatorët dhe ky vendim mos të jetë në fuqi”.

Me shqetësim, vendimin e fundit e kanë parë edhe Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës.

Sipas Atdhe Hykollit, punëtorëve u lejohet greva me ligj dhe se vendimi për ndëshkimin e tyre është i paligjshëm.

Atdhe Hykolli, kryetar i BSPK-së ka thënë se “Nuk ka pasi në ligjin mbi greva të punësuarit kanë drejtë më bo greva, zakonisht ka ndodh nëpër situate por këto gjera janë rregullu dhe po besoj që ata do ti shohin ligjet mirë dhe do të tërhiqen pasi ky vendim më shumë është provokim se sa që ka bazë ligjore”.

Për këtë rast, Dukagjini ka pyetur ministrinë e Ekonomisë, por ajo nuk ka kthyer përgjigje.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika