Peci për villat në Stankaj: Prona e shtetit nuk është bahçja e babës

Në një video nga Rugova, Peci shpreh shqetësimin për ndërtimin e 25 vila në pronën e Institutit Bujqësor të Kosovës në Stankaj të Rugovës. Ai thotë se ndonëse veprime administrative janë marrë nga dikasteri që drejton, pritjen e vlerësoi "të kotë"

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë të ditur se ka marrur vendimin për lirimin e të gjitha objekteve nga pronat që janë ndërtuar në mënyrë të kundërligjshme.

Me anë të një video-je nga Rugova, Peci ka reaguar lidhur me ndërtimin e 25 villave në Stankaj të Pejës në pronën e Institutit Bujqësor të Kosovës. Ai ka deklaruar se pavarësisht veprimeve të ndërmarrura administrative, pritja për ndërmarrjen e masave nuk është realizuar.

Në këtë video, ai u ka bërë thirrje mekanizmave që vendimi, të cilin e vlerëson të mbështetur ligjërisht, të implementohet.

“Jam në Stankaj të Komunës së Pejës, vendin në të cilin para një viti kam bërë denoncimin public për njërin nga rasteve më abusive dhe më flagrante me pronën shtetërore. Bëhet fjalë për ndërtimin  e 24 villave në pronën e Institutit Bujqësor të Kosovës me seli në Pejë. Si minsitri, përkundër që kemi marrë të gjitha veprimet administrative, një veprim i tillë nuk është shoqëruar edhe me ndërmarrjen e veprimeve nga instancat e drejtësisë, në këtë rast nga prokuroria e shtetit. Si duket, pritja jonë ka qenë e kotë andaj si Ministër, sot kam marr vendim për lirimin e të gjitha objekteve nga pronat që janë ndërtuar në mënyrë të kundërligjshme. Pres nga mekanzimat ekzekutiv dhe instancat shtetërore që ky vendim që ka baza ligjore të implementohet ditëve në vijim”, është shprehur Peci.

Në një postim në llogarinë e tij, ai ka shkruar se “Prona e shtetit nuk është bahçja e babës”

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika