Tre të vrarë nga sulmet ruse në Donjeck

Tre persona janë vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur, si pasojë e bombardimeve ruse në disa fshatra në rajonin e Donjeckut në Ukrainë

Tre njerëz janë vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur të martën vonë, si pasojë e bombardimeve ruse në disa fshatra në rajonin e Donjeckut në Ukrainë, tha Prokuroria e Përgjithshme e Ukrainës.

Sipas Prokurorisë, të tre personat, dy gra dhe një burrë, u vranë në fshatin Torske në mbrëmjen e 22 gushtit.

Ajo nuk dha hollësi të tjera rreth këtij sulmi.

Ndërkohë, ushtria ukrainase tha gjatë ditës më 22 gusht se forcat e saj e çliruan një fshat strategjik në jug të vendit, pas dy muaj luftimesh të ashpra, por se Rusia i vazhdoi sulme me raketa dhe dronë mbi disa rajone të Ukrainës, duke e vrarë të paktën një person dhe duke i lënduar disa të tjerë.

Zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Hanna Maliar, tha se trupat ukrainase e çliruan Robotinin, një fshat që gjendet përgjatë një rrugë të rëndësishme e cila çon drejt Melitopolit në rajonin Zaporizhja.

Melitopoli, i njohur si “porta drejt Krimesë”, u uzurpua nga trupat ruse në mars të vitit të kaluar, pas disa ditësh luftime të ashpra.

Ushtria ukrainase dhe zyrtarët rajonalë raportuan më herët më 22 gusht për disa sulme ruse me dronë dhe raketa në Çernihiv, Zaporizhja, Krivi Rih dhe Kupiansk./REL

Me vrasjen e dy grave dhe një burrit në Donjeck, numri i të vrarëve më 22 gusht nga sulmet ruse në Ukrainë, ka shkuar në të paktën katër.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika