Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Energjisë” për muajin qershor 2023 me të dhëna për prodhimin dhe konsumin e thëngjillit, prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë si dhe importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë.
Gjatë muajit qershor të vitit 2023, energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 454.79 GWh, kurse konsumi i energjisë elektrike ishte 340.75 GWh, ose 4,73% më i madh, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak (Qershor 2022).
Pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në kuadër të konsumit të përgjithshëm ishte 19,6%.
Më pak thëngjill i prodhuar në maj 2023 sesa në maj 2022
Prodhimi i thëngjillit ishte rreth 4.89 mijë tonë, ose 17,43% më pak sesa në muajin e njëjtë të vitit paraprak (Qershor 2022).