Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Prishtinë, nën dyshimin se kanë keqpërdorur disa kartela bankare.
Në raportin 24-orësh thuhet se gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar dy shtëpiza të kompjuterit, katër telefona celularë dhe një kartelë bankare.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar, ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit kanë keqpërdorur të dhënat e kartelave bankare, duke i përdorur në mënyrë të paautorizuar. Gjatë kontrollit të shtëpive të të dyshuarve, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar: Dy shtëpiza të kompjuterit, 4 telefona celular, dhe një kartelë bankare. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.