Murati i reagon AKK-së: Dërgimi i ligjit për tatim në pronë në Kushtetuese, hipokrizi

"Duket absurde edhe dërgimi në Kushtetuese i këtij ligji sepse Qeveria nuk ka asnjë ndërhyrje në këtë aspekt. E gjithë vendimmarrja është në nivel komunal" ka thënë Murati si përgjigje ndaj AKK-së që paralajmëruan se do ta dërgojnë Ligjin për Tatimin në Pronë në Kushtetuese

Ministri i Financave, Hekuran Murati në konferencë për media

Ministri i Financave, Hekuran Murati, e ka quajtur “absurd dhe hipokrizi” paralajmërimin e Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK) për dërgimin e Ligjit për Tatimin në Pronën e Paluajtshme në Gjykatën Kushtetuese.

“Është vetëm lojë e disa prej komunave në këtë rast edhe e Asociacionit, që në njërën anë pretendojnë se kanë hallin e qytetarëve dhe kërkojnë të ulet barra për qytetarin e kur Qeveria bën hap të tillë e kundërshtojnë pastaj. Duket absurde edhe dërgimi në Kushtetuese sepse Qeveria nuk ka asnjë ndërhyrje në këtë aspekt” ka thënë Murati.

Ministri Murati pas mbledhjes së Qeverisë, theksoi se ligji ka hyrë në fuqi dhe nuk mund të bllokohet.

Murati: Komunat kanë afat deri më 16 shtator ta miratojnë zbritjen

Ai ka thënë se komunat kanë afat deri më 16 shtator të marrin vendim për zbritjen dhe se gjithçka është në përgjegjësinë e kuvendeve komunale.

“Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, Komunat apo kuvendet komunale e kanë të domosdoshme të marrin vendime 30 ditë pas hyrjes në fuqi, data e fundit pra 16 shtator. Pra tash u takon kuvendeve komunale që deri më 16 shtator ta miratojnë zbritjen për qytetarët e secilës komunë. Kjo po ashtu përkon me afatin e këstit të dytë, që është 30 shtator. Pra më 16 shtator secili qytetar mund ta dijë sa prej tatimit në pronë do t’u falet nga komuna e tyre”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, Gjykata Kushtetuese nuk ka arsye të marrë masë të përkohshme për të pezulluar ligjin.

Deklarata e ministrit Murati vjen pasi Asociacioni i Komunave të Kosovës ka paralajmëruar se komunat do ta dërgojnë Ligjin për Tatimin në pronën e paluajtshme në Gjykatën Kushtetuese.

AKK: Komunat do ta dërgojnë Ligjin për tatimin në pronë në Kushtetuese

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika