Prokuroria ngre aktakuzë ndaj dhjetë personave për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj dhjetë personave, nën dyshimin për "keqpërdorim të pozitës zyrtare" dhe "falsifikim të dokumentit zyrtar"

Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK) ka ngritur aktakuzë ndaj dhjetë zyrtarëve për “Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Falsikim të dokumentit zyrtar”.

Në njoftimin e prokurorisë thuhet se të pandehurit me inicialet, B.R. V.B. Z.A. J.A. E.M. B.D. N.P. G.M. I.B dhe M.G. në “cilësinë e personave zyrtarë në bashkëkryerje duke shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin zyrtar, si dhe, duke tejkaluar kompetencat e tyre ligjore, me dashje vepruan në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit, Ligjin për ndarjet buxhetore të vitit 2019, Ligjin për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, si dhe, me aktet tjera ligjore dhe nën ligjore”.

Tutje, thuhet se me këto veprime dhjetë të dyshuarit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, ndërsa e pandehura V.B. akuzohet edhe për veprën penale “Falsifikimi i dokumentit zyrtar’’.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika