Është arrestuar një burrë nën dyshimin se i njëjti ka dhunuar viktimën grua kosovare.
Siç njofton raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës, i njëjti është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi dyshohet se ka dhunuar viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
Ngjarja ka ndodhur në Istog, pasditen e së mërkurës.