Prokuroria kërkon paraburgim për dy të dyshuarit pas vdekjes së 35-vjeçares në Malishevë

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka parashtruar kërkesën për paraburgimin e dy të arrestuarve të cilët dyshohen për “trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor”

Prokuroria Themelore në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka parashtruar kërkesën për paraburgimin e dy të arrestuarve, të cilët dyshohen për “trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor” në një klinikë që vepronte ilegalisht në Malishevë.

Një grua rreth moshës 35-vjeçare ka humbur jetën në Malishevë, pasi e njëjta ishte paraqitur në një klinikë në këtë komunë për hequr një dhëmb e që më pas i ishte komplikuar gjendja shëndetësore.

E njëjta ishte dërguar për trajtim në QKUK, por nuk kishte arritur me shenja jete.

Zyrtari i lartë për bashkëpunim profesional në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Hekuran Batusha, në një prononcim të shkurtër për Portali Dukagjini, ka thënë se është parashtruar kërkesë për paraburgim ndaj dy të dyshuarve për dy vepra penale.

“Prokurori i rastit ka parashtruar kërkesën për paraburgim ndaj të dyshuarit XH.K për veprën penale ‘Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor’ dhe veprën tjetër penale ‘Ushtrim i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike’. Ndërkaq për të dyshuarën H.K gjithashtu është bërë kërkesa për paraburgim për veprën penale ‘Ushtrim i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike’, si dhe ‘Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve’”, ka thënë Batusha.

Një burrë dhe një grua janë arrestuar pasi dyshohet të kenë kryer veprën penale “Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor” ndaj viktimës 35-vjeçare. Me vendim të prokurorit, të dy janë dërguar në mbajtje.

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë, në një reagim publik, ka njoftuar se institucioni shëndetësor në Malishevë, ku humbi jetën 35-vjeçarja si pasojë e trajtimit të pandërgjegjshëm mjekësor, ka ushtruar veprimtari ilegale.

Ministria bëri të ditur se përmes Inspektoriatit Shëndetësor, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, “menjëherë kanë ndërmarrë të gjitha veprimet konform kompetencave pas rastit tragjik që rezultoi me fatalitet për një qytetare”.

“Një ngjarje e tillë, në rrethana kur një qytetare humb jetën pas marrjes së shërbimeve stomatologjike në Institucionin Privat Shëndetësor ‘Doktorat’, të cilët kanë ushtruar veprimtari ilegale, është e patolerueshme dhe do të angazhohemi që të ofrojmë të gjitha provat për dënime maksimale ndaj kryesve të kësaj vepre të rëndë”, thuhet në njoftim.

Njëkohësisht, MSH-ja njofton se janë shqyrtuar edhe raportet e komisionit të licensimit lidhur me veprimtarinë e këtij institucioni privat.

Vdekja e 35-vjeçares në Malishevë, Vitia: Rasti nuk do të kalojë në heshtje, ndaj përgjegjësve do të ketë masa

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika