Shpirti i Lion Rock

Populli i Hong Kong-ut ka besuar në "shpirtin e Lion Rock" që përshkruan vendosmërinë kolektive për të pirmësuar mosmarrëveshjet që duken të pakapërcyeshme

7.4 milionë banorë të Hong Kong-ut mbetën krenarë për “Shpirtin e Lion Rock” të tyre, që përshkruan vendosmërinë kolektive për të përmirësuar jetën e tyre kundër mosmarrëveshjeve që duken të pakapërcyeshme.

Shumë shoqëri gjejnë pretekste me tregime të një vlere thelbësore në AND-në e tyre. Populli britanik e ka të ashtuquajturin “Shpirtin e Blitz”-it, që përshkruan vendosmërinë e kërcënuar me dhëmbë që thuhet se është ndarë nga njerëzit gjatë fushatës intensive të bombardimeve të Gjermanisë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Populli amerikan është i etur për përmirësime personale, siç premtohet ngaËndrra amerikane”. Në anën tjetër të planetit, më shumë se 7.4 milionë banorë të Hong Kong-ut krenohen me një cilësi të paprekshme që e konsiderojnë të tyren.

“Shpirti i Lion Rock” përshkruan vendosmërinë kolektive për të pirmësuar mosmarrëveshjet që duken të pakapërcyeshme, kanë thënë besimtarët, transmeton BBC Trave.

Banorët e Hong Kong-ut arritën në bregdetin jiugor të Kinës si refugjatë, duke ikur nga trazirat e Kinës kontinentale mes viteve 1930-1980, në këtë periudhë Hong Kong-u ishte koloni britanike. Ky qytet u kthye në qendër financiare globale nga qendrueshmëria, këmbëngulja dhe puna e palodhur e njerëzve.

Ilustrim

Një i moshuar në Hong Kong ka thënë se të gjithë duhej të punonin në atë kohë sepse nëse nuk do të punohe,j gjendja do të vështirësohej ende më shumë.

Një banor tjetër i Hong Kong-ut ka thënë se “Shpirti i Lion Rock ishte një besim i jazhtëzakonshëm në brezin e prindërve tanë”.

Hardy-Wong, i cili punon si menaxher komunikimi në qytet, ka përmendur rastin e Li Ka-Shing që ka mbërritur në Hong Kong në vitin 1940 dhe jetonte në rrethana jashtëzakonisht të përulur. Vdekja e babait të Li Ka-Shing nga tuberkulozi bëri që Li të linte shkollën në moshën 15 vjeçare dhe të filloi punën në moshën 16 vjeçare dhe të punonte mbi 15 orë në ditë në një kompani tregtare të plastikës.

Hong Kong-u kodrinor përfshin tre zona të dallueshme: “Ishulli i Hong Komg-ut”, “Gadishulli Kowloon” dhe “Territoret e Reja” që përfshijnë zonat rurale që shtrihen në Kowloon. Fjala “Kowloon” do të thotë “nëntë dragojë dhe tregon një perandor kinez të shekullit 13 dhe një procesion prej tetë kodrash që presin mes gadishullit dhe Territoreve të Reja.

Të fundit nga rubrika