Sipas informacioneve nga mediat atje, Alil Demiri është arrestuar në Kosovë, 38-vjeçari Demiri është arrestuar në bashkëpunim me policinë maqedonase.
Sipas informacioneve të mediave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, 38-vjeçari Demiri është arrestuar në bashkëpunim me policinë maqedonase.
Demiri është arrestuar me fletarrest ndërkombëtar të MPB-së. Maqedonia e kërkon lidhur me vrasjen e rëndë të pesëfishtë pranë liqenit të Smilkovës.
Fletarresti është lëshuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore Shkup 1, për veprën penale “Terrorizëm” nga neni 394 i Kodit Penal, transmeton Portali Dukagjini.
“Sot (24.08.2023) Policia e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me policinë maqedonase ka privuar nga liria në Kosovë Alil Demirin (38) në bazë të fletarrestit ndërkombëtar të lëshuar nga MPB-ja e RSM-së, i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore Shkup 1, për kryerjen e veprës penale “Terrorizëm” nga neni 394 i Kodit Penal, lidhur me vrasjen e rëndë të pesëfishtë te liqeni Smiljkovsko”, thuhet në njoftimin e Ministrise e Brendshme.
Demiri shumë shpejtë pritet të dalë para gjyqtarit kompetent dhe në lidhje me këtë informacion është marrë konfirmim edhe nga Мinistria e Punëve të Brendshme të RMV-së.