Pse u shty afati i regjistrimit të popullsisë? Flet nënkryetari i ASK-së, Ilir Berisha

Afati për regjistrimin e popullsisë në Kosovë u shty për dy muaj “për të lejuar kohën e mjaftueshme për përgatitjet e nevojshme”. Ky vendim është bërë pas kërkesës së Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), sipas zëvendëskryeshefit të ASK-së, Ilir Berisha

Fotografi ilustruese

Zëvendëskryeshefi i Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), Ilir Berisha, ka treguar arsyet mbi vendimin e fundit të Qeverisë për shtyrjen e afatit të regjistrimit të popullsisë në Kosovë dhe përgatitjet që janë realizuar deri më tani.

Berisha ka bërë të ditur se kërkesa për shtyrjen e afatit të regjistrimit ka ardhur nga ASK-ja, dhe ata kishin propozuar një shtyrje prej dy muajsh.

Ky vendim është marrë pasi që afati i fillimit të regjistrimit, i cili ishte paraparë për 1 shtator 2023, duket se ishte i shkurtër për të kryer të gjitha përgatitjet e nevojshme.

“Në fakt ka qenë kërkesë e ASK-së që e kemi dërguar te kryeministri për të marrë një vendim për shtyrje për dy muaj, kjo ka ardhur si pasojë pasi që në shtator të vitit të kaluar u vendos që regjistrimi të mbahej në terren më 1 shtator të vitit 2023. Një pjesë të madhe duke parë që ishte periudhë e shkurtër në bazë të përvojës që kishim në vitin 2011 konsideronim për ASK-në është më e lehtë që procedura e prokurimit dhe procedurat tjera të menaxhoheshin nga organizata ONOPS ashtu siç kishim bërë në vitin 2011”, ka deklaruar ai për emisionin FIVE.

Ai gjithashtu ka theksuar se një pjesë e madhe e buxhetit të regjistrimit të vitit 2011 ishte siguruar nga donatorët dhe kishte pasur nevojë për menaxhim të organizatës UNPOS, ndërsa kësaj here ata kishin tentuar të arrijnë një marrëveshje të ngjashme, por pa sukses.

“Por ndryshimi ishte se në vitin 2011 një pjesë e madhe e buxhetit më se 80 për qind ishte siguruar nga donatorët dhe ishte kërkesa e donatorëve që të krijohet fondi i një besimi i cili duhet patjetër të menaxhohej nga UNPOS, ndërsa në përpjekjet tona të arrihet kjo marrëveshje nuk është arritur. Por edhe duke parë që periudha ishte shumë e shkurtër atëherë ne me një shkresë zyrtare kërkuam nga kryeministri që të arrë një vendim që ta na jep afat edhe dy mua”, ka thënë Berisha.

Berisha gjithashtu ka thënë se të gjitha përgatitjet janë bërë, duke përfshirë krijimin e komisioneve komunale në shumicën e komunave, përveç katër komunave veriore.

Ai gjithashtu ka përmendur se janë tashmë në fazën intensive të realizimit të aktiviteteve të tjera të prokurimit.

“Në fakt tani janë bërë të gjitha përgatitjet  janë krijuar komisionet komunale nëpër shumicën e komunave përjashtuar katër komunat veriore, është finalizuar pyetësori mbas një periudhe të gjatë të takimeve që kemi pasur gjithashtu edhe të gjitha pjesët tjera të prokurimit janë realizuar jemi në fazën intensive të realizimit të aktiviteteve të tjera të prokurimit”, është shprehur ai.

Ndër të tjera, Berisha ka konfirmuar se procesi i regjistrimit të popullsisë do të nisë në nëntor dhe se ata kanë një periudhë prej gjashtë javësh për të siguruar që ky proces të zhvillohet me sukses.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika