Pentagoni mohon pretendimet për raketat tokë-ajër në rrëzimin e avionit të Prigozhinit

Pentagoni ka mohuar pretendimet për rrëzimin e avionit të ish-shefit të Wagner, Yevgney Prigozhin nga raketa tokë-ajër, duke vlerësuar informacionin si të pasaktë

Sekretari i shtypit të Pentagonit, gjenerali Pat Ryder zhvillon një konferencë për shtyp në dhomën e konferencës për shtyp të Pentagonit në Pentagon, Uashington.

Një zëdhënës i Pentagonit, në një deklaratë të fundit, ka hedhur poshtë pretendimet për raketat tokë-ajër në lidhje me rrëzimin e avionit që transportonte edhe ish – shefin e Wagner-it, Yevgney Prigozhin.

Në një konferencë për shtyp, zëdhënësi i Pentagonit, John Ryder, ka thënë se nuk kishte asnjë tregues që avioni “Embraer”  u godit nga një raketë tokë-ajër.

“Ne vlerësojmë se informacioni është i pasaktë,” ka thënë Ryder për gazetarët në konferencën e shtypit.

Ai gjithashtu ka shtuar se Pentagoni kishte informacione të kufizuara rreth fatit të Prigozhinit, por nuk mund të konfirmonte me siguri nëse ai ishte gjallë apo jo.

Presidenti rus Vladimir Putin ka folur për herë të parë për rrëzimin e avionit ku vdiq edhe Prigozhin.

Ai u ka dërguar ngushëllimet e tij familjeve të të vdekurve dhe e ka  përshkruar themeluesin e “Wagner Group” Yevgeny Prigozhin si një biznesmen të talentuar.

Në një fjalim televiziv Putin, ka deklaruar se hetuesit do të shqyrtojnë se çfarë ndodhi – por se kjo do të marrë kohë. Ai thotë se i është thënë për rrëzimin e avionit të së mërkurës të enjten në mëngjes.

Putin ka thënë gjithashtu se “me sa di unë”, Prigozhin “vetëm dje [e mërkurë] u kthye nga Afrika. Ai takoi disa persona zyrtarë atje”.

Çfarë ndodhi me avionin?

Zyrtarët e aviacionit rus konfirmuan se avioni, një Embraer Legacy, po fluturonte midis Moskës dhe Shën Petersburgut kur u rrëzua në rajonin Tver, në veri të Moskës të mërkurën në mbrëmje.

Por, kanali Telegram, i lidhur me Wagner-in, Gray Zone, raportoi se avioni ishte rrëzuar nga ushtria ruse – megjithëse nuk dha prova për të mbështetur pretendimin e saj.

Siç ka raportuar BBC, avioni privat mbante shtatë pasagjerë dhe tre anëtarë të ekuipazhit.

Sipas informacioneve paraprake, 10 persona në bord janë vrarë. Agjencia e lajmeve Interfax ka thënë se të gjithë trupat janë gjetur. Prigozhin ishte në listën e shtatë pasagjerëve të avionit privat, ndërsa tre personat e tjerë në bord ishin anëtarë të ekuipazhit.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika