Escobar me vizitë dyditore në Maqedoninë e Veriut

Zëvendësndihmëssekretari i Shtetit dhe përfaqësuesi special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, e ka vizituar Maqedoninë e Veriut

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

Zëvendësndihmëssekretari i Shtetit dhe përfaqësuesi special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, është duke qëndruar në Maqedoninë e Veriut, ku pritet të takohet me kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe liderin e opozitës VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski. Pas takimit në mes të Kovaçevskit dhe Eskobarit, paradite në Qeveri do të mbajnë konferencë të përbashkët për media.

Escobar është në një vizitë dyditore në vend, dhe kjo pason fillimin e procedurës parlamentare për miratimin e amendamenteve kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë, si kusht që vendi të mbajë seancën e dytë ndërqeveritare dhe të vazhdojë negociatat me Bashkimin Evropian. Takimi i parë i Escobar-it ishte dje me presidentin Stevo Pendarovski dhe në të, siç informoi kabineti presidencial, u shpreh pritshmëria e Uashingtonit zyrtar se Maqedonia e Veriut do të vazhdojë rrugën e anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian, raporton TV 21.

“Në takim u konfirmua mbështetja e SHBA-së për aspiratat evropiane të vendit tonë dhe u diskutua për hapat e ardhshëm që duhet të ndërmarrë Maqedonia e Veriut për të përparuar në procesin integrues në BE, si dhe për situatën në rajon më gjerë, në kontekst të Agresioni rus ndaj Ukrainës”, njoftoi Zyra e Presidentit të Maqedonisë së Veriut.

Në prag të vizitës së Escobarit, kryeministri Kovaçevski dje njoftoi se ai dhe zyrtari amerikan do të diskutojnë për çështje kombëtare dhe rajonale me interes për Maqedoninë e Veriut. Ai tha se ndryshimet kushtetuese janë vendim jashtëzakonisht i rëndësishëm për të ardhmen e vendit, i cili është para deputetëve dhe që nuk ndërhyn në asnjë çështje identitare të popullit maqedonas.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika