Ish-zëvendësministri i Arsimit kërkon nga Prokuroria ta përcjellin procesin e subvencionimit për tekstet shkollore

Ish-zëvendësministri i Arsimit, Nehat Mustafa, ka reaguar në lidhje me vendimin e MASHTI-t për çështjen e sigurimit të librave për nxënësit e shkollës fillore

Ish-zëvendësministri i Arsimit, Nehat Mustafa

Ish-zëvendësministri i Arsimit, Nehat Mustafa, ka reaguar në lidhje me vendimin e MASHTI-it për çështjen e sigurimit të librave për nxënësit e shkollës fillore.

Ai ka thënë se ka dyshime lidhur me këtë subvencionim që do të bëhet, meqë sipas tij, ministria ka rritur dy herë buxhetin e alokuar.

Sipas Mustafës, MASHTI kishe alokuar për këtë tender 4.3 milionë euro, derisa sipas shifrave që ka prezantuar ministrja Nagavci, do të tejkalohet buxheti prej 9 milionë eurosh.

Mustafa ka ftuar Komisionet Parlamentare dhe Prokurorinë e shtetit që ta përcjellin me vëmendje këtë çështje, meqë ka rritje të shpenzimeve për tekset shkollore më shumë se dy herë nga buxheti i alokuar.

“Komisionet Parlamentare dhe Prokuroria e shtetit duhet ta përcjellin me vëmendje këtë çështje, sepse kemi rrithje të shpenzimeve pêr tekstet shkollore për më shumë se dy herë nga buxheti i alokuar “, ka shkruar Mustafa.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika