“Subvencionimi për tekstet shkollore”, Bajrami: Dështim e kaos, dorëheqja nuk mjafton

Pas ankesave për mosfunksionim të platformës e-Kosova, në të cilën prindërit mund të aplikojnë për subvencionim të teksteve shkollore, ka reaguar deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, e cila ka thënë "se është një dështim total e kaos"

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar pasi platforma online E-Kosova, në të cilën është hapur linku ku prindërit mund të aplikojnë për subvencionim të teksteve shkollore, ka rënë nga sistemi.

Përmes një postimi në Facebook, deputetja e LDK-së ka listuar disa “anomali”, që, sipas saj, vijnë pas vendimit të MAShTI-t për tekstet shkollore.

“Disa prindër i kanë llogaritë bankare të bllokuara, çmimi i librave ende nuk dihet, prindërit ende nuk e dinë se me çfarë librave dë të punojnë mësimdhënësit, prindërit nesër kur të shkojnë në librari nuk do t’i gjejnë të gjitha librat, sepse shtepitë botuese ende nuk e kanë idenë e kërkesës, disa komuna s’kanë librari fare dhe prindërit do të dëtyrohen të lënë punën e të udhëtojnë për t’i blerë librat dhe atë sigurt jo vetëm njëherë”, ka thënë Bajrami.

Sipas saj, kjo do t’i kushtojë me miliona euro më shumë, e fëmijëve do t’u kushtojë me mijëra orë të humbura.

“Dështim total, kaos e çka jo tjetër. Dorëheqja nuk mjafton”, ka vijuar ajo.

Vlen të theksojmë se të premten është publikuar linku në platformën E-Kosova, link ky në të cilin prindërit mund të aplikojnë për subvencionim të teksteve shkollore për fëmijët nga klasa parë deri në të pestën, si dhe për fëmijët nga klasa e gjashtë deri në të nëntën për materiale shtesë shkollore.

Ky publikim i linkut vjen pasi të enjten, Ministria e Arsimit ka njoftuar se do të ndajë 80 euro për nxënësit nga klasa 1 deri në klasën e 5 për blerjen e teksteve dhe të materialeve mësimore dhe 30 euro për nxënësit nga klasa 6 deri në klasën e 9, të cilët tashmë i kanë të siguruara tekstet mësimore si mbështetje për materiale të tjera shkollore.

Linku për aplikim për subvencionim të teksteve shkollore, https://ekosova.rks-gov.net/Service/5

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, nëpërmjet një videoje në rrjetin social, Facebook, ka thënë se kjo është një masë për të ndihmuar familjet me koston e lëndëve mësimore për fëmijët e tyre.

Sipas saj, mjetet për subvencionim do të transferohen në xhirollogaritë e prindërve nga fillimi i javës së ardhshme.

“Nga nesër mund të aplikoni për subvencionimin e teksteve shkollore. Mjetet do të dalin në xhirollogaritë tuaja që nga fillimi i javës së ardhshme. Do të ndahen 80 euro për nxënësit nga klasa 1 deri në klasën e 5 për blerjen e teksteve dhe materialeve mësimore”, ka thënë Nagavci.

Publikohet linku për aplikim për subvencionim të teksteve shkollore

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika