Osmani në ceremoninë për Ukrainën: Një ditë për të kujtuar qëndrueshmërinë e ukrainasve dhe mbështetjen e Kosovës

Dita e Pavarësisë së Ukrainës u shënua në Prishtinë në një ceremoni ku morën pjesë presidentja Osmani, ambasadorët e QUINT-it në Kosovë dhe familjet ukrainase. Gjersa ka kujtuar qëndrueshmërinë përballë sfidave të popullit ukrainas, Osmani ka deklaruar se kjo ceremoni tregon edhe mbështetjen e Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ishte pjesë e një ceremonie të organizuar për Ditën e Pavarësisë së Ukrainës, në Prishtinë.

Me anë të një postimi në Twitter, Osmani ka deklaruar se një ditë e tillë kujton qëndrueshmërinë e ukrainasve dhe mbështetjen e Kosovës.

“Në një ceremoni të bukur të organizuar nga ambasadorët e QUINT në Kosovë dhe në prani të gazetarëve dhe familjeve ukrainase, shënuam Ditën e Pavarësisë së Ukrainës. Një ditë për të kujtuar forcën dhe qëndrueshmërinë e ukrainasve dhe mbështetjen e palëkundur të Kosovës”, ka shkruar ajo në Twitter.

Pjesëmarrës ishin edhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Hovenier, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Rhode si dhe ukrainas.

Osmani, si shumë të tjerë, u prezantua me veshjen me ngjyra të flamurit ukrainas.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika