Janë arrestuar gjashtë persona, pesë femra dhe një mashkull, për sulm dhe pengim të zyrtarëve policorë.
Dy prej të dyshuarve kanë sulmuar fizikisht motrën e tyre, me ç’rast, viktima është detyruar të largohet nga shtëpia.
Të dyshuarit kishin penguar zyrtarët policorë pas mosbindjes së kërkesës së tyre për të shkuar në stacionin policor.
“Pas informatës për dhunë në familje njësitë policore kanë arrestuar gjashtë të dyshuar pesë femra dhe një mashkull, dy prej tyre të mitur të gjithë kosovar, për shkak se në shtëpinë e tyre dy të dyshuara e kishin sulmuar fizikisht motrën e tyre, viktimën femër kosovare e cila kishte shkuar nga Fushë Kosova te shtëpia e prindërve të saj. Personat e dyshuar nuk iu kanë bindur urdhrave dhe kërkesës së zyrtarëve policor që të shkonin në stacion policor, por e kanë tensionuar situatën dhe penguar zyrtarët policor ta kryenin detyrën”, thuhet në raportin e PK-së.
Me urdhër të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së premtes, në Prishtinë.