IKD-ja kërkon nga komuna e Prishtinës anulimin e vendimit për mbylljen e disa rrugëve

IKD-ja ka deklaruar se reformat e kësaj natyre nuk duhet të jenë pa arsyetim ligjor, ngase në të kundërt, të njëjtat mund të cenojnë të drejtat e qytetarëve. Vendimi lidhur me mbylljen e disa rrugëve pritet të hyjë në fuqi më 1 shtator të këtij viti

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) i ka rekomanduar komunës së Prishtinës që ta anulojë vendimin e 18 gushtit lidhur me mbylljen e qarkullimit të mjeteve motorike në një pjesë të rrugëve “Rexhep Luci” dhe “Qamil Hoxha”, njëherit, edhe rrugët që kalojnë nëpër parkun e Universitetit të Prishtinës dhe të Bibliotekës Kombëtare.

Sipas IKD-së, reforma të kësaj natyre nuk duhen implementuar pa arsyetimin ligjor, si dhe pa koordinimin me ekspert të fushës. Nga e njëjta kanë theksuar se si shkak i shkeljes së disa dipozitave, vendimi konsiderohet i paligjshëm.

“Vendimi i datës 18 Gusht 2023 për mbylljen e qarkullimit të mjeteve motorike në një pjesë të rrugëve “Rexhep Luci” dhe “Qamil Hoxha” si dhe në rrugët e rrugicat të cilat kalojnë nëpër parkun e Universitetit të Prishtinës dhe Bibliotekës Kombëtare është marrë në shkelje të dispozitave lidhur me procedurën administrative dhe dispozitat që rregullojnë formën apo elementet e detyrueshme të aktit administrativ, duke e bërë kështu këtë vendim të paligjshëm, në kuptim të nenit 52 të Ligjit nr.05/L-031 për Procedurën e Përgjithshme Administrative (tutje: LPPA). Ky vendim nuk është hartuar në përputhje me paragrafin 1 të nenit 47 të LPPA, ku shprehimisht thuhet se akti administrativ i shkruar përmban: 1.1. pjesën hyrëse, […], 1.2. pjesën urdhëruese (dispozitivin), […] 1.3. pjesën arsyetuese (arsyetimin), […] 1.4. pjesën përmbyllëse, që tregon kohën e hyrjes në fuqi të aktit, informatat për mjetet juridike, përfshirë organin publik apo gjykatën ku paraqitet mjeti juridik administrativ apo gjyqësor, formën e mjetit, afatin përkatës dhe mënyrën e llogaritjes së tij (këshillën juridike)”, thuhet në reagimin e IKD-së.  “Si rrjedhojë është e qartë se vendimi në fjalë është hartuar tërësisht në kundërshtim me LPPA, meqë i njëjti, nuk përmban as arsyetimin dhe as këshillën juridike.”

Vendimi pritet të hyjë në fuqi më 1 Shtator 2023.

Ndërkaq, kryetari Përparim Rama kishte njoftuar më datën 23 gusht mbylljen e këtyre rrugëve, gjersa kishte theksuar se nuk do të lejonte që dhjetëra vetura që parkohen në hapësira të përbashkëta publike të privojnë shfrytëzimin e kësaj hapësire në të mirë të të gjithë qytetarëve.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika