Mbi 400 migrantë shpëtohen në Mesdhe

438 migrantë janë shpëtuar nga anija e shpëtimit Ocean Viking gjatë dy ditëve, tha organizata SOS Mediterranee, që udhëheq këtë anije.

Operacionet e shpëtimit janë zhvilluar në ujërat ndërkombëtare afër brigjeve të Libisë dhe Tunizisë, tha organizata joqeveritare me seli në Francë.

Sipas organizatës, të enjten janë shpëtuar 272 persona nga 23 kombësi të ndryshme. Ata po udhëtonin me tri anije të ndryshme në Mesdheun qendror, që është rruga më e përdorur në botë nga migrantët.

Nga të shpëtuarit, “32 ishin të mitur të pashoqëruar, nëntë foshnja dhe pesë persona me aftësi të kufizuara”, tha organizata.

Ndërkaq, një ditë më pas janë shpëtuar edhe 166 persona të tjerë që po udhëtonin me anije të tjera.

Migrantët e shpëtuar janë evakuuar “në koordinim me rojet bregdetare italiane që ishin në zonën e kërkim-shpëtimit midis Tunizisë dhe Lampedusës”.

Një varkë me migrantë në Detin Mesdhe. Fotografi ilustruese nga arkivi.

Mbi 40 migrantë vdesin pas fundosjes së anijes në Mesdhe

Ishulli italian i Lampedusës, që gjendet 145 kilometra nga Tunizia, është porti i parë për shumë migrantë që ndërmarrin rrugëtimin e rrezikshëm për në Evropë nga Afrika e Veriut.

Organizata shtoi se anija Ocean Viking është nisur drejt Gjenovës, në veri të Italisë, pasi autoritetet italiane kanë urdhëruar që anija të shkojë në këtë qytet për të zbarkuar migrantët.

Të paktën 2.013 persona kanë vdekur ose janë zhdukur gjatë këtij viti në përpjekje për të kaluar Mesdheun, ka thënë agjencia e Kombeve të Bashkuara për migrantë.

Siç raporton REL, ky është numër më i lartë krahasuar me shifrat për gjithë vitin 2022, kur vdiqën ose u zhdukën 1.417 persona.

Në qershor, një anije u përmbyt në Mesdhe duke lënë të vdekur të paktën 82 persona. Ky ishte një prej incidenteve më vdekjeprurëse ku ishin të përfshirë migrantët./REL

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika