Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka thënë se janë bërë 2 muaj qëkur bota demokratike i “vendosi sanksione” Kosovës.
Selmanaj i ka numëruar ato çka pasuan pas masave ndëshkuese të BE-së.
“Janë bllokuar miliona euro për projekte kapitale të nivelit qendror;
Janë bllokuar miliona euro për projekte kapitale për nivelin lokal;
Janë bllokuar miliona euro për projektet për ndërmarrjet publike;
Janë bllokuar njohjet dhe anëtarësimet në organizatat ndërkombëtare;
Janë bllokuar vizitat e bartësve të institucioneve publike në shtetet demokratike dhe institucionet ndërkombëtare”, ka shkruar Selmanaj në Facebook.
Sipas tij, Kosovën, “në këtë gjendje e sjell vetëm një mendësi qeverisëse KOMUNISTE, TOTALITARE dhe JO DEMOKRATIKE”.