Deklarata e Ilir Dajës pas ndeshjes kundër Bate Borisov, nxiti shumë reagime. Ai i quajti ”spceialist” analistët e futbollit në Kosovë që e kritikuan pas humbjes ndaj Ludogorets.
Statovci ka thënë se ka dashuri më të madhe se tekniku nga Shqipëria për Ballkanin.
”Unë e dua më shumë Ballkanin sesa ai. Ai paguhet, unë nuk paguhem dhe shkoj bëj tifo siç kam shkuar atë ditë. Janë njerëzit këtu që e kanë krijuar Ballkanin për të ardhur Ilir Daja. Ne ia heqim kapelën për të gjitha këto,” tha ai në emisionin ‘Dueli Sportiv’ në RTV Dukagjini.
Tutje, Faruk Statovci pati edhe kritika të tjera për lojën si mysafir kundër Ludogorets, deklaratën e Dajës, fazën e rezultateve negative gjatë sezonit të kaluar.
Ai gjithashtu me ironi tha se ka triumfuar kundër disa skuadrave të lehta në Evropë. Këtu e mori një shembull të veçantë.
”Ka fituar me Lincolnin, a e ke pa nja dy ditë më herët një ekip kundërshtar duke ngjitur në trafo rrymë, e në mbrëmje shkojnë të luajnë. Nuk ka profesionalizëm atje sepse luajnë me paratë e Evropës,” potencoi ai.