Kurti në Slloveni, pjesëmarrës në panelin e liderëve të rajonit

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, tashmë ndodhet në Slloveni, ku do të marrë pjesë në panelin e liderëve të rajonit në Forum Strategjik të Bledit – BSF 2023

Darka e mikpritjes së kryeministrit slloven, Robert Golob, në vigjilje të Forumit Strategjik të Bledit, ku pjesëmarrës do të jetë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Në kuadër të pjesëmarrjes së tij në Forumin Strategjik të Bledit – BSF 2023, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, do të marrë pjesë këtë të hënë në një panel diskutimi me liderë të rajonit.

Gjithashtu, kryeministri Kurti do të zhvillojë disa takime bilaterale.

Të dielën (dje), Kurti ka deklaruar se ka marrë mesazhe inkurajuese nga homologu i tij slloven, Robert Golob, mbi zgjerimin e Bashkimit Evropian dhe mundësitë e Ballkanit Perëndimor për anëtarësim.

“Mesazhe inkurajuese nga kryeministri slloven, Robert Golob, mbi zgjerimin e BE-së dhe mundësitë për Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar kryeministri Kurti.

Kryeministri Kurti ka shprehur gatishmërinë e tij për të përkrahur procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian për rajonin dhe ka insistuar në nevojën për respektimin e vlerave dhe njohjen reciproke si parakusht për këtë zhvillim.

Ndërkaq, ministrja e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon, e ka komentuar takimin duke e quajtur “mbledhje të madhe me të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor”

“Ne duhet të mendojmë jashtë kornizave dhe të përshpejtojmë procesin e zgjerimit. Procesi i bazuar në vlerë na bashkon. Sllovenia do të vazhdojë të punojë shumë për ta sjellë Ballkanin Perëndimor më afër Bashkimit Evropian”, ka shkruar Fajon.

Në këtë takim, prezent ishin edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ai i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq dhe përfaqësues të tjerë.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika