Tetë persona janë arrestuar nga forcat e policisë të dielën pas mesnate, rreth orës 00:30, në Kaçanik.
Siç thuhet në raportin 24-orësh të Policisë, arrestimi i tyre ka ndodhur pasi këta tetë persona dyshohen për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave të tyre zyrtare, duke iu shkaktuar lëndime disa prej tyre.
“Tetë persona te dyshuar janë shoqëruar ne stacion pasi të njëjtit kishin penguar personat zyrtarë në kryerje të detyrës zyrtare, ku edhe ka rezultuar me lëndim të disa personave zyrtarë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Vendimi për dërgimin e tyre në mbajtje është marrë nga prokurori.