Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka kërkuar mbështetje nga Bashkimi Evropian (BE) për shtetet e Ballkanit Perëndimor.
Gjatë fjalimit në Forumin Strategjik të Bledit, Rama theksoi se ndihma nuk duhet medoemos vetëm financiare.
“Duhet një mbështetje jo vetëm financiare në tregun e përbashkët në një hapësirë më të lirë për ndërmarrjet tona. Secili duhet ta ketë parasysh që ajo që po ndodh në këto vende, në njërën anë në Procesin e Berlinit flasim për lidhjet infrastrukturën, projektet se si do të financohet, në anën tjetër kush po e ndërton infrastrukturën, amerikanët, kinezët, arabët, të cilët e di që nuk kanë… për ta përmbushur duhet merret parasysh”, tha ai.
Rama foli edhe për deklaratën e presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, i cili tha se viti 2030 të jetë afati deri kur Bashkimi Evropian dhe vendet kandidate të jenë të gatshëm për zgjerim.
Kryeministri i Shqipërisë tha se ajo që tha Michel të materializohet dhe të ecet përpara.
“Është momenti të thuhet se ajo që e tha Charlie të materializohet si hapat e vërtetë përpara, jo që besoj se në 2030 të jemi në BE, por së paku në disa prej hapave. Derisa flasim për konvergjencën e BE-së, duhet ta kuptojmë se boshllëku për kontributin për kokë banori, midis shteteve të rajonit dhe Ballkanit është diçka 137 euro për 6 prej nesh këtu, dhe më shumë se 4 mijë euro për dy të ftuarve. Kjo duhet të kuptohet dhe adresohet me hapa konkret, duke marrë parasysh që nuk duhet të jetë humbje dhe fitore që prej momentit që këto shtete kanë hyrë në rrugëtimin evropianë derisa sa të bëhen anëtarë do ketë shumë gjëra të ndërmjetme, jo vetëm parimet e vlerat e mësimet që duhet të nxjerrë e që janë të rëndësishme”, tha ai.