Është java e fundit e gushtit dhe shenjat e para për intensifikim të zhvillimeve për një temë të stërzgjatur, dialogun Kosovë-Serbi, tashmë kanë mbërritur.
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajcak nuk ka pritur fillimin e shtatorit për ti hedhur hapat e parë në këtë drejtim.
Takimin e parë, ai e pati ditë më parë më të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar, me të cilin tha se diskutuan për zhvillimet e fundit, ecurinë e dialogut e po ashtu për pritshmërit nga takimet që do ti zhvillojnë.
Gjatë së hënës, u pa në një takim çasti me presidenten Vjosa Osmani, derisa bëri paralajmërimin edhe për takimin me Kryeministrin e Kosovës e Presidentin e Serbisë.
Njohësi i rrethanave politike Fidan Ukaj, shton se ketë herë ndërkombëtarët duket se nuk do të jenë tolerues ndaj palëve.
“Bashkësia ndërkombëtare do të jetë më e rreptë ndaj palëve, një praktik se palët nuk do të tolerohen ne e kemi siç janë masat ndaj Kosovës, po ashtu të njëjtat kanë paralajmëruar se janë aty edhe për Serbin në rast se do të duhet dhe duket se ndërkombëtarët do të jenë më rigoroz ndaj palëve këtë herë”, ka deklaruar Fidan Ukaj.
Se ketë sesion gjerat do të shkojnë më ndryshe në proces të dialogut, e parasheh edhe Arbër Fetahu nga GLPS, vetëm se sipas tij, ketë herë skenarët mund të ndryshojnë.
“Pres një lloj dinamike me karrot e më shkop, karrota është hapja e rrugës për implementimin e plotë të marrëveshjes së Ohrit dhe të Brukselit, hapja e rrugës për integrim evropiane në disa organizata ndërkombëtare, pastaj heqja e sanksioneve, ndërsa pjesa e shkopit është që të vazhdohet me sanksionsione dhe bllokada shtesë për Kosovën”, ka thënë ai.
Tutje, Fetahu shton se këtë here do të ketë dhe një afat për palët.
Komuniteti ndërkombëtar, është duke pritur hapat drejt shtensionimit të veriut të Kosovës, para se të nisë me lëvizjet e reja në drejtim të dialogut Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.