Udhëzimi administrativ për largimin e kryetarëve të komunave tashmë ndodhet në fazën finale para miratimit.
Përmbajtja e punuar nga grupi punues, tashmë gjendet në platformën për konsultimet publike dhe secili qytetarë ose palë interesi, mund ta lexojë e propozojë ndryshime brenda tij.
I njëjti, në draftin e parë, përshkruan hapat që do të dërgonin deri tek nisma për largimin e një kryetari komune.
Sipas këtij drafti secili qytetarë apo grup qytetarësh me të drejtë vote në komunën përkatëse ka të drejtë të ndërmarrë iniciativën për largimin e kryetarit të komunës.
Pastaj përgjegjësinë për mbledhjen e nënshkrimeve do e ketë kryesuesi i kuvendit komunal.
Afati për të mbledhur nënshkrimin e qytetarëve që duan shkarkimin e kryetarit do të jetë 30 ditë.
Se në çfarë forme është planifikuar të bëhet mbledhja e firmave ka treguar kryeshefi i grupit punues të udhëzimit, Besim Murtezani nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.
Besim Murtezani nga MAPL ka thënë se “Forma do të jetë fizike, procesi pastaj mund të digjitalizohet që nënshkrimet e dokumenti të jetë I digjitalizuar kur ka nevoje komunikimi ndërmjet organeve që ai të jetë edhe digjital por peticioni do të bëhet në mënyrë fizike, me nënshkrimin e qytetarëve në dokumentin I cili do të jetë në formë të përgatitur nga MAPl”
Murtezani thotë se besojnë që i gjithë procesi do merr epilog në muajin shtator ashtu siç edhe ishte planifikuar.
Pavarësisht hartimit të gjithë këtij drafti, profesori universitar, Dorajet Imeri beson që ky proces do të has në refuzim nga ana e komunitetit serb.
Dorajet Imeri, profesor ka theksuar se “unë besoj që kjo nuk do të jetë e mundshe, së paku për momentin sepse nuk do të ketë dalje të votuesve potencial të atjeshëm për të marr mandatet e kryetarëve ngaqë të dy palët, edhe serbët edhe shqiptarët të përfshirë në këtë proces nuk janë të interesuar për zgjedhje”.
Zgjedhjet e reja në katër komunat veriore, janë një prej kërkesave të komunitetit ndërkombëtar, në rrugën drejt normalizimit të veriut, për çka në mungesë të bazës ligjore, u nis puna në nxjerrjen e udhëzimit administrativ, i cili ka për bazë Ligjin për Vetëqeverisje Lokale.