Mëngjesin e së martës të paktën 4 persona mbetën të vdekur dhe shumë të tjerë të plagosr si pasojë e gazit të shpërthyer në shtetin veriperëndimor të Nigerisë, Kano, ka bërë të ditur policia.
Komisioneri i policisë së Kano-s ka thënë për CNN së shpërthimi ka ndodhur pranë një shkolle.
“Ishte një shpërthim gazi. Kishte një saldator përreth zonës dhe bombola e tij e gazit shpërtheu shumë afër një shkolle private”. Sipas tij i ndër viktimat ka mbet edhe saldatori, ndërsa ai ka thënë se ”asnjë fëmijë nuk u prek” nga shpërthimi.
Për të ditur thelbin e rrethanave se si erdhi shpërthimi, shefi i policisë lokale ka thënë se ende nuk është shtjelluar më tej.
Komisioneri i informacionit të Kano-s, Mohammed Garba ka thënë për CNN, se asnjë infrastrukturë e shkollës së fëmijëve nuk është goditur nga ky shpërthim.
“Shpërthimi ndodhi rreth një dyqani ku shiten ushqime për kafshët. Vendi i shpërthimit është përballë një çerdhe dhe shkollë fillore … asnjë ndërtesë e shkollës nuk është prekur”, ka thënë Garba.
Garba shtoi se zona ishte rrethuar dhe zjarrfikësit po intensifikonin përpjekjet për të frenuar flakët si pasojë e shpërthimit.
Përdorimi i cilindrave të gazit për gatim dhe saldim jo-standard, si dhe ekspozimi i drejtpërdrejtë ndaj flakës në zonat me popullësi të dendur kanë çuar në shpërthime të mëparshme në të kaluarën.
Një cilindër gazi saldimi është një pamje e zakonshme në shumë dyqane saldimi të improvizuara në Nigeri për shkak të rëndësisë së tij me zanatin.
Vitin e kaluar një shpërthim pothuajse i njejtë nga gazi kishte tronditur qytetin Ogun, prandaj zyrtarët shtetëror kanë njoftuar në ndalimin e përdorimit të tij.