Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë përgëzuar Kosovën për zgjerimin e sanksioneve ndaj Rusisë dhe aleatit të saj Bjellorusisë.
Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Ambasada amerikane në Prishtinë ka falënderuar Kosovën për strehimin e refugjatëve dhe gazetarëve ukrainas.
“Shtetet e Bashkuara përgëzojnë Kosovën për solidaritetin e saj me Ukrainën, duke miratuar sanksione, duke ofruar mbështetje humanitare për refugjatët dhe gazetarët dhe duke dënuar veprimet e pajustifikuara, të paprovokuara dhe vdekjeprurëse të Rusisë”, thuhet në postimin e ambasadës amerikane.
#UnitedWithUkraine. The United States commends Kosovo for its solidarity with Ukraine—enacting sanctions, offering humanitarian support to refugees and journalists, and condemning Russia’s unjustified, unprovoked, deadly actions. https://t.co/0IlCY3SgcC
— U.S. Embassy Pristina (@USEmbPristina) May 17, 2022
Në mbledhjen e fundit të saj, Qeveria e Kosovës kishte miratuar vendimin për zbatimin e masave dhe sanksioneve të reja për Rusinë dhe Bjellorusinë, duke përfshirë edhe pakon e katërt të sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër këtyre dy shteteve.
Një ditë pas mbledhjes së Qeverisë, Kurti: Vendosëm sanksione shtesë ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë