Dy persona kanë kërkuar tretman mjekësor, si pasojë e plagëve të marra nga të shtënat me armë zjarri.
Rasti raportohet të ketë ndodhur të hënën e 28 gushtit në Prishtinë.
Në raportin 24-orësh të policisë ky rast është cilësuar si “vrasje e rëndë në tentativë”.
Në vendin e ngjarjes policia ka konfiskuar një veturë, e cila dyshohet se është përdorur në këtë rast.
Policia vazhdon të hetojë ngjarjen.
“Është raportuar se dy persona meshkuj kosovarë kanë marrë plagë nga të shtënat me armë zjarri dhe të njëjtit kanë kërkuar tretman mjekësor. Njësitë policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë konfiskuar një veturë e cila dyshohet se është përdorur në rast. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.