Tahiri: Ndëshkimi amerikan kushton, treshja e shtetit të ngujuar në shtëpi

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, ka thënë se udhëheqësit e vendit janë “ngujuar në shtëpi”, teksa të njëjtit shkojnë nëpër takime duke bërë thirrje që të hiqen masat ndëshkuese ndaj Kosovës

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, ka thënë se ndëshkimi amerikan po i kushton Kosovës.

Me anë të një postimi në Facebook, Tahiri ka thënë se udhëheqësit e vendit janë “ngujuar në shtëpi”, teksa të njëjtit shkojnë nëpër takime duke bërë thirrje që të hiqen masat ndëshkuese ndaj Kosovës.

Ajo këtë e cilëson si një “rënie të shëmtuar” të diplomacisë së Kosovës.

“Ndëshkimi amerikan kushton! Treshja e shtetit e ngujuar në shtëpi, tash vrap pas ftesave të takimeve rajonale, madje duke shkuar dy tre në të njëjtin takim, duke lutur të hiqen sanksionet ndaj Kosovës…rënie e shëmtuar e diplomacisë së Kosovës”, ka shkruar Tahiri.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika