Oferta e Juventusit për Pogba-n

Oferta është përgatitur nga Juventusi para takimit me Paul Pogba, të cilët shpresojnë se do të jetë e mjaftueshme për të mposhtur PSG-në

Pogba, mesfushori francez 29-vjeçar do të largohet nga Manchester United muajin e ardhshëm si transferim i lirë, gjashtë vjet pas rikthimit të tij.

Juventusi ka përgatitur një kontratë me vlerë 7.5 milionë euro neto në sezon për mesfushorin, me shtesa të ndryshme që mund ta shohin atë në dy shifra.

Ata nuk mund të përballojnë një ofertë më të shtrenjtë dhe kështu ata shpresojnë se do të jetë e mjaftueshme për të mposhtur konkurrencën nga Paris Saint-Germain, i cili parashikohet se nuk e ndajnë këtë shqetësim, raporton football-italia.net.

Juventus nuk është klubi i vetëm i interesuar për 29-vjeçarin pasi PSG është gjithashtu i interesuar për francezin.

Është ende e paqartë nëse ai do të jetë i gatshëm që ta pranojë këtë ofertë, përderisa francezi fiton aktualisht 15 milion euro neto në sezon në Angli.

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika