Arrestohen 5 të dyshuar për falsifikim të parave përmes TikTok-ut

Në një operacion të ndërmarrë nga Policia e Kosovës, pesë persona janë arrestuar në lidhje me dyshimet e shpërndarjes së parave të falsifikuara përmes rrjetit social TikTok

Policia e Kosovës

Gjatë muajve të fundit, Policia e Kosovës, dhe në veçanti Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, ka zhvilluar një hetim intensiv për zbulimin e një grupi të dyshuar që ka shpërndarë video në rrjetin social “Tik Tok”, ku shfaqeshin duke shitur para të falsifikuara, duke përfshirë kartëmonedha dhe monedha metalike.

Gjatë këtij hetimi, autoritetet kanë mbledhur prova që lidhin personat e dyshuar, të cilët janë identifikuar me inicialet (F. V.), (S. A.), (A. V.), (B. R.) dhe (E. V.).

Sipas Policisë, pesë të dyshuarit kanë mashtruar një numër të konsiderueshëm të viktimave, duke i bindur ata se po blejnë para të vërteta.

Sipas informacioneve të marra nga hetuesit, Policia ka bërë të ditur se vlera e përfitimit të këtij grupi të dyshuar është rreth 20,000 euro.

“Gjatë hetimit profesional janë siguruar prova se personat e dyshuar me iniciale (F. V.) mashkull/kosovar, (S. A.) mashkull/kosovar, (A. V.) mashkull/kosovar, (B. R.) mashkull kosovar dhe (E. V.) mashkull/kosovar, janë marrë me veprimtari kriminale ku kanë mashtruar dhjetëra persona kinse do të ju shesin para të falsifikuara, derisa në anën tjetër personat që kanë tentuar të blejnë para të falsifikuara, kanë kryer vepër penale nga neni 296 paragrafi 4 i KPRK-së. Vlera e përfitimit që këta persona kanë përfituar me anë të mashtrimit është rreth njëzet mijë (20,000) euro”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të martën është zbatuar një plan operativ për të kapur personat e dyshuar. Hetuesit kanë marrë urdhër nga Gjykata Themelore në Gjilan për të kryer kontrolle në shtëpitë e pesë personave të dyshuar.

Gjatë këtyre kontrolleve, janë sekuestruar një granatë dorë, një armë automatike, një karikator për armën, 52 fishekë dhe një telefon celular.

Të dyshuarit janë arrestuar dhe janë intervistuar në prezencë të avokatëve të tyre mbrojtës. Ata tani ndodhen në mbajtje për 48 orë, në pritje të hetimit të mëtejmë.

Policia e Kosovës ka bërë një apel ndaj qytetarëve që të jenë të kujdesshëm ndaj mashtrimeve të tilla dhe të bashkëpunojnë ngushtë me autoritetet për të parandaluar dhe luftuar këtë lloj aktiviteti kriminal.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika