Është mbajtur ceremonia mortore për kreun e grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin, këtë të martë në Shën Petersburg.
Kështu ka njoftuar grupi Wagner, me anë të një postimi në Telegram.
“Ceremonia e lamtumirës për Yevgeny Viktorovich u mbajt përmes një organizimi të vogël. Ata që duan t’i thonë lamtumirë mund t’i vizitojnë varrezat Porokhovskoye”, u tha në kanalin në Telegram që përdoret nga Wagner.
Siç raporton BBC, ceremonia u mbajt në “një format të mbyllur” dhe të gjithë ata që”dëshirojnë të thonë lamtumirë mund të vizitojnë varrezat e qytetit Porokhovskoy.
Prigozhin vdiq gjashtë ditë më parë pas rrëzimit të avionit që po udhëtonte nga Moska për në Shën Peterburg.
Ky avion mbante në bord 10 persona.
Ka pasur spekulime të shumta se Rusia mund të ishte e përfshirë në rrëzimin e avionit pas rebelimit të Wagner. Megjithatë, të gjitha pretendimet janë kundërshtuar nga Rusia.
Putin nuk mori pjesë në varrimin e Prigozhin.
Më herët gjatë ditës, zëdhënësi i presidentit rus Vladimir Putin, Dmitry Peskov tha se lideri i Kremlinit nuk do të marrë pjesë në funeralin e Prigozhin.