“73 euro, 17 tekste”, Mushkolaj: Qysh i ka bërë llogaritë Qeveria që me 7 euro të blihen materialet shkollore

"Kjo është fatura e 17 teksteve të klasës IV. Kanë kushtuar 73 euro. Qeveria ka thënë se për klasët 1-5 do t'i ndajë nga 80 euro - 50 për tekste, e 30 për materiale shkollore. Siç po shihet, gati krejt shuma e përcaktuar (që ende nuk është rimbursuar) është shpenzuar për tekste"

Imer Mushkolaj

Analisti Imer Mushkolaj ka publikuar një faturë, ku shihet se janë blerë 17 tekste shkollore të klasës së katërt për 73 euro, duke thekuar se Qeveria ka thënë se për klasat 1-5 do t’i ndajë nga 80 euro – 50 për tekste e 30 për materiale shkollore.

Kështu, Mushkolaj ka ngritur dilemën se si i ka bërë qeveria llogaritë që me 7 eurot e mbetura, të blihen materialet shkollore.

“Kjo është fatura e 17 teksteve të klasës IV. Kanë kushtuar 73 euro. Qeveria ka thënë se për klasët 1-5 do t’i ndajë nga 80 euro – 50 për tekste e 30 për materiale shkollore. Siç po shihet, gati krejt shuma e përcaktuar (që ende nuk është rimbursuar) është shpenzuar për tekste. S’di qysh e ka llogaritë qeveria që me 7 eurot e mbetura t’i blihen materialet shkollore”, ka shkruar Mushkolaj në Facebook, ku ka bashkëngjitur edhe faturën.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika