155 të arrestuar nga “Goditja”, operacioni vazhdon

Operacioni “Goditja” i nisur nga Policia e Kosovës ka hyrë në javën e tretë të implementimit dhe deri tani, në pranga kanë përfunduar 155 persona, prej tyre 50 me urdhër-arreste nga gjykatat, ndërsa janë konfiskuar edhe 54 armë

Ngjarjet tragjike në kryeqytet, Skenderaj e Klinë e aktivizuan Policinë e Kosovës për nisjen e operacionit “Goditja”.

Për dy javë dalje në terren efektivët policor kanë arritur të arrestojnë 155 persona e të konfiskojnë 54 armë.

Por kjo nuk ishte e gjitha.

“Janë realizuar 6029 Pika Kontrolli për automjete, 1765 prej tyre me radarë dhe alkool-test, janë kontrolluar 35324 vetura. Janë kontrolluar 420 lokale”, thuhet në përgjigjen e  Policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës poashtu i tha Dukagjinit që ky operacion do të vazhdojë së zbatuari edhe ditëve në vazhdim.

Bilancin pozitiv të operacionit, Hisen Berisha, anëtar i Komisionit për Siguri, e lidh me aftësitë e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

“Policia i ka pasur gjithmonë kapacitetet, i ka dhe mund të parandaloj cdo dukuri kriminale që shpërfaqet në vend që nga armët e lehta që qarkullojnë nëpër njerëz deri tek bllokimit të pushtetit në pjesë të ndryshme të vendit, sic kanë qenë barrikadat e ndjekja e kriminelëve në zonen e veriut”, ka thënë Berisha.

Punë strukturore e sidomos vazhdim të këtij aksioni sugjeron  edhe ish zv.Ministri i punëve të brendshme, Selam Shkodra.

“Operacioni vetëm e ka bartë mesazhin e vet tek qytetarët dhe po shihet që ka ra numri i incidenteve në vend e i njejti duhet të mbes në fuqi deri në kohën që situate të jetë krejtësishtë e qetë dhe e rahatshme për qytetarët”, Shkodra.

Me synim rritjen e sigurisë publike, policia mes veprimeve të parapara me këtë plan operativ, parasheh kontrollet të shtuara ndaj personave në lokale e automjete, me qëllim konfiskimin e gjërave të ndaluara, në veçanti armëve të zjarrit dhe mjeteve të tjera të rrezikshme për jetë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika