Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se, ka vizituar Presidencën e Industrisë së Mbrojtjes, ku ishte pritur në takim nga Ismail Demir.
Mehaj dhe Demir kanë nënshkruar një marrëveshje të llojit Shtet me Shtet “Goverment to Goverment” për furnizimin e Republikës së Kosovës (RKS), me artikuj dhe produkte ushtarake të cila janë të lloji që përdoren për mbrojtje, ndërsa këto furnizime do bëhen nga Republika e Turqisë.
Nënshkrimi i marrëveshjës mes dy vende ishte publikuar në rrjetin social Facebook, nga Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.
“Kjo marrëveshje ka rol të jashtëzakonshëm në ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës”, ka shkruar Mehaj.
Ndërsa ai kishte njoftuar Presidencën e Industrisë së Mbrojtjes për synimet e Kosovës në rrugën e integrimit Euro-Atlantik dhe anëtarësimit në NATO.
Por, Mehaj kishte kërkuar rolin e Turqisë në këtë proces, duk thënë, “mbështetja Republikës së Turqisë për Republikën e Kosovës është tejet e rëndësishme”.
Nga ana tjetër Demiri ishte falënderues për bashkëpunimin dhe për konkretizimin e këtij bashkëpunimi me marrëveshje shtet me shtet thotë i pari i mbrojtjes së Kosovës.
Kjo nuk është marrëveshja e parë ushtarake në mes Kosovës dhe Turqisë. Në të kaluarën ka pasur edhe marrëveshje të tjera bashkëpunimi në fushën e sigurisë.
Më 9 korrik të vitit të kaluar, Qeveria e Kosovës kishte arritur marrëveshje për furnizim me automjete të blinduara të llojit “Vuran”.