Analisti Astrit Gashi ka vlerësuar se ndonëse baza konkuruese e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) mund të jetë më “premtuese” sesa subjektet e tjera politike, e njëjta po qëndron në mjegull.
Në “Debat Plus” të RTV Dukagjini, analisti Gashi ka kritikuar LDK-në për mosopozitarizëm dhe për kriteret e saj në përzgjedhjen e individëve.
“Është shumë e çuditshme se si LDK është një parti e çuditshme, e cila ka një bazë solide, ndoshta edde konkuruese më të mire sesa partitë e tjera…qëndron në një zonë rehatie ku ende nuk e ka të qartë zanin e saj dhe kur ende nuk e dinë saktë se cilat do të jenë qëndrimet e saj. Pra, kryesisht po qëndron në mjegull dhe kur je duke qëndruar në mjegull, LDK s’po e di as si ta ketë qëndrimin karshi figurave të saj dhe karshi disa prej tyre po e ka qëndrimin që para 3-4 vjete e kanë pas disa votues të LVV-së e LDK-së. Këtu po bën gabime ngase njerëzit, edhe në politikë edhe në profesion, po i përzgjedh në bazë të preferencave që mund t’i kenë elektorale e jo në bazë të kapaciteve qeverisje që mund të kenë këta njerëz”, ka deklaruar Gashi.
Ky i fundit deklaroi se LDK mbetet e paqartë edhe në rolin e saj si opozitë.
“E paqartë është edhe qëndrimi i saj si opozitë si ta bëjnë. Edhe thonë se nuk duam të bëhemi si LVV, edhe kryesisht po bën opozitë jashtëzakonsiht të ngurtë me të cilën nuk dinë as me kritka as shumë qeverisjen as pak as sdi”, ka deklaruar Gashi.
Kritika analisti Gashi pati edhe për partitë e tjera opozitare ndaj mosmbështetjes së mocionit të mosbesimit që kishte marrë për iniciativë, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.