Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se nuk është anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), por partner i ngushtë i saj.
”Kam garuar me Lidhje Demokratike të Kosovës dhe normal që jam partner i ngushtë i LDK-së, por nuk jam anëtar i kësaj partie. Unë e shoh mundësinë perfekte për bashkimin e të gjitha forcave që e ndihmojnë zhvillimin e kryeqytetit”, ka thënë Rama në kanal10.
Ai shtoi se janë dakorduar me Lumir Abixhikun që ai të merret me partinë, ndërsa vetë ky, të merret me kryeqytetin.
Ndërkaq, Valon Murtezaj nga radhët e LDK-së, njëherësh ish-zëvendësministër i Punëve të Jashtme e ka quajtur këtë deklaratë pa sens, pasi, sipas tij, Rama i ka prirë listës së LDK-së.
“Nuk qenka anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Por, partner i ngushtë. Ndërsa i ka prirë listës së LDK-së për Prishtinën.Çfarë nonsensi”, ka shkruar Murtezaj në Facebook.