Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia zbatimin e Deklaratës për Personat e Zhdukur të nënshkruar më 2 maj të këtij viti në Bruksel.
Rohde i është bashkëngjitur kërkesës së OSBE-së, përmes një shkrimi në platformën “X”.
“Në Ditën Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Forcë, unë bashkohem me OSBE-në duke kërkuar zbatimin e shpejtë të marrëveshjes së lartpërmendur. Më shumë se 1600 njerëz janë ende të zhdukur”, ka shkruar ai.
On the International Day of the Victims of Enforced Disappearances, I join the OSCE in urging the swift implementation of the aforementioned agreement. More than 1,600 people are still missing, each one of them one too many.#MissingPerson https://t.co/W80drEDGzu
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) August 30, 2023
30 gushti është Dita Ndërkombëtare e Personave të Zhdukur.
Më shumë se dy dekada pas përfundimit të luftës, në Kosovë vazhdojnë të mungojnë edhe mbi 1600 persona, të zhdukur me dhunë.
Që nga ajo kohë janë kryer disa zhvarrime në varreza masive në Kosovë dhe Serbi dhe deri më tash janë gjetur rreth 70 për qind e të zhdukurve.