Hoti tregon pse Serbia s’po e respekton deklaratën për të zhdukurit me forcë

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Andin Hoti, ka thënë se pala serbe po tenton të gjejë arsye për moshapjen e arkivave dhe mosformimin e komisionit mbikëqyrës për të gjetjen e personave të zhdukur me forcë

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Andin Hoti, ka akuzuar Serbinë se qëllimshëm po zvarrit zbatimin e deklaratës për të zhdukurit me forcë. Ai ka thënë se pala serbe po tenton të gjejë arsye për moshapjen e arkivave dhe mosformimin e komisionit mbikëqyrës për të gjetjen e personave të zhdukur me forcë.

Në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë, Hoti tha se po presin nga Bashkimi Evropian veprime konkrete ndaj Serbisë që ta bindë t’i hapë arkivat.

“Asnjë hap deri më sot nuk e ka ndërmarrë Serbia. Ne e njohim Serbinë dhe e dina se ajo nuk ka qenë e gatshme me marrë hapa, por neve po flas edhe si familjarë që na mbetet hatri edhe nga faktori ndërkombëtar që ata do të duhej të ishin që të kushtëzojnë Serbinë që ajo të përgjigjet për fatin e këtyre personave… Kanë qenë 40 ditë afat prej 5 majit kur është miratuar deklarata. Por ai afat është shtyrë, nuk e di për çka, por supozoj për shkak të gjendjes në veri. Pastaj, muajin e kaluar kemi qenë në Bruksel, kemi diskutuar, ka qenë edhe një afat tjetër 30 ditësh por që ende nuk kemi përgjigje prej BE-së në këtë rast. Me sa di Serbia po tenton të luajë lojën e njëjtë, siç e ka bërë me deklaratën që e ka zvarrit për një term që tashmë eksiton. Kapet për çështje teknike terma teknike që mos të formohet komisioni dhe mbikëqyrja e deklaratës. Për këtë ende nuk kemi përgjigje nga BE-ja”, tha ai.

Trysni më të madhe ndaj Serbisë kërkoi edhe kryetari i Këshillit koordinues të asociacioneve të familjarëve të personave të pagjetur në Kosovë, Ahmet Grajqevci.

“Besoj se me një trysni më të madhe të bashkësisë ndërkombëtare dhe Bashkimit Evropian Serbia do t’i tregonte të gjithë të zhdukurit tanë se ku janë, qofshin në brendësi të Kosovës se ku janë fshehur apo në Serbi që ka ende varreza masive. Por ne e dina se një numër i madh deri në Prokuplje kanë shkuar të gjallë dhe nga aty nuk e dimë ku e kanë pas rrugëtimin e tyre dhe vendndodhjen e tyre”, deklaroi ai.

Në anën tjetër, më kritik ndaj krerëve të institucioneve u shpreh kryetari i shoqatës “Zëri i Prindërve”, Bajram Qerkini, i cili tha se të njëjtit nuk po bëjnë sa duhet për çështjen e të pagjeturve.

“U përmend një deklaratë që janë marrë vesh edhe në Bruksel dhe Ohër. U përmend që nuk është bërë asnjë hap për personat e pagjetur. Po përmenden shumë gjëra të cilat po na plagosin edhe më shumë plagët që i kemi se 25 vjet. Po flitet më 30 gusht, më 27 prill, në çdo cep të Kosovës ku ka përmendore dhe gjëra se Serbia ka faj. S’ka nxënës në shkollën fillore që e din se Serbia ka faj për këtë i kemi institucionet tona që me zgjedh problemet dhe me largu politika nga pjesa humane që kemi të drejtë në konventat ndërkombëtare. Kush paska faj, kush nuk po e shtynë procesin sa duhet. Çka duhet me fol Vjosa Osmani që me kallë mu politikë se çka flitet në bashkësinë evropiane. Unë dua të më tregoj konkret se çka ajo ka bërë për personat e pagjetur. Komisioni qeveritar është formuar për me na ndihmu jo me na majtë deklarata, pasi deklaratat e tyre janë mbetur në letër”, ka shtuar Qerkini.

Nën përkujdesjen e kryeministrit të Republikës së Kosovës, me rastin e shënimit të 30 Gushtit – Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë, sot janë bërë homazhe pranë përmendores dedikuar personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës.

Më shumë se dy dekada pas përfundimit të luftës, në Kosovë vazhdojnë të mungojnë edhe mbi 1600 persona, të zhdukur me dhunë./KP

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika