Sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anton Blinken ka thënë se solidarizohet me të prekurit nga krimi i zhdukjes me dhunë.
Në Ditën Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjes me Dhunë, Blinken u ka bërë thirrje qeverive të mbarë botës, që të respektojnë te drejtat e njeriut të të gjithë personave.
”Në Ditën Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Dhunë, ne solidarizojmë me ata që janë prekur nga krimi tronditës i zhdukjes me dhunë. Ne u bëjmë thirrje qeverive në mbarë botën që t’i japin fund kësaj praktike të paligjshme dhe të respektojnë të drejtat e njeriut të të gjithë personave”.
On the International Day of the Victims of Enforced Disappearances, the United States condemns this brutal practice and calls on those employing it to release all disappeared persons. We also call for an end to the harassment of victims’ advocates.
— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) August 30, 2023