Hoti: Shtetin e Kosovës e ruajt zoti, se zot shtëpie nuk ka momentalisht

Hoti nga radhët e LDK-së e ka quajtur “kërcënim” deklaratën e presidentes Osmani gjersa theksoi se Kosova, nuk ka një zot shtëpie momentalisht

Ish-kryeministri, Avdullah Hoti

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka reaguar pas deklaratave të presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ndaj homologut të saj francez, presidentit Macron.

Me anë të një postimi në Facebook, Hoti e ka quajtur “kërcënim” deklaratën e presidentes Osmani gjersa theksoi se Kosova nuk ka një zot shtëpie momentalisht.

“Këta demagogë heqin dorë nga dialogu për njohje reciproke, që kishte nisur në qeverinë paraprake në koordinim me aleatët, e që zhvillohej në Bruksel e Uashington. Dialogun e zhvillojnë skutave, hoteleve të plazheve e në darka private. Arrijnë marrëveshje të përkohshme në villën e Titos në Ohër, ku marrin obligime për autonomi për serbët dhe zbatim të asociacionit, të cilin e kishin kundërshtuar dhunshëm, në këmbim të disa obligimeve gjysmake, abstrakte e të paverifikueshme që pala serbe duhet të përmbushë. E tash ankohen e “kërcënojnë” aleatët pse ata po i kushtëzojnë proceset eurointegruese të Kosovës me respektim të kësaj marrëveshjeje. Shtetin e Kosovës e ruajt zoti, se zot shtëpie nuk ka momentalisht!”, ka shkruar Hoti.

Presidenti Macron kishte paralajmëruar disa ditë më parë dy palët e dialogut Kosovë-Serbi për “papërgjegjësinë” e treguar.

Ai ka përmendur edhe zotimet e Francës dhe Gjermanisë për të ndihmuar në politikat e vizave dhe çështjet ekonomike, por ka bërë të qartë se këto zotime do të jenë në rrezik nëse palët në konflikt nuk sillen me përgjegjësi.

Lidhur me këtë, Osmani deklaroi se një veprim i tillë do të mund të kishte për rezultat vdekjen e dialogut, gjersa theksi se Macron duhet të ndërmarrë këso veprime nëse dëshiron që të mos ketë dialog.

Macron paralajmëron masa ndaj Kosovës e Serbisë për “mungesë përgjegjësie”

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika