Forcat e Sigurisë së Kosovës kanë njoftuar mbi eleminimin e mbi një mijë mjeteve eksplozive në qytetin e Ferizajit. Ky operacion është realizuar me sukses në Poligonin e FSK-së, në fshatin Babaj të Gjakovës.
Përmes një postimi në Facebook, FSK-ja ka treguar se janë asgjësuar 1447 municione eksplozive të cilat ishi gjetur nga ekipet e Kompanisë së Deminimit në Parkun e Lirisë në Ferizaj.
Është bërë e ditur se ky operacion ishte bashkëpunim mes Ekipeve të EOD-së, KFOR-it Amerikan dhe atij Ukrainas.
“Në një operacion të përbashkët, Ekipet e EOD-së të Forcës së Sigurisë së Kosovës, EOD e KFOR-it Amerikan dhe EOD e KFOR-it Ukrainas, është bërë asgjësimi i 1447 municioneve eksplozive”, thuhet në njoftim.
Përmes bashkëpunimit me partnerë ndërkombëtar, Kompania e Deminimit ka bërë të ditur se do të vazhdojë deri në asgjesimin e të gjitha municioneve eksplozive te cilat rrezikojnë jetën e qytetarëve.