Një mjet shpërthyes është hedhur në shtëpinë e kryesuesit të Bordit të Trepçës, Bahri Hysenit, në orët e para të mëngjesit të së enjtes.
Megjithëse kanë qenë në shtëpi, sipas Hysenit, nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Në vendin e ngjarjes, Hyseni ka thënë se kanë shkuar edhe pjesëtarët e policisë.
Për RTV Dukagjinin, zyrtarë nga Policia e Kosovës kanë treguar se janë dy vetura të dëmtuara dhe një pjesë e shtëpisë, derisa janë duke vazhduar hetimet për llojin e mjetit shpërthyes dhe motivet e mundshme.
Lidhur me rastin ka reaguar edhe ndërmarrja publike “Trepça”.
“Ndërmarrja Trepça Sh.a njofton se mbrëmë gjatë mesnatës u sulmua me grantë dore Kryesusi i Bordit Mbikëqyrës të Ndërmarrjes Trepça Sh.A z.Bahri Hyseni . Për këtë incident është njoftuar Policia e Kosovës që janë duke u merrë me rastin. Nga ky shpërthim ka dëme të konsiderueshme materiale.”, thuhet në njoftim.