Rama: Salla Koncertale dhe Muzeu i Artit të Kryeqytetit po bëhen realitet

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se po hedhin hapat e parë për krijimin e Sallës Koncertale e Muzeun e Artit

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka treguar se ka hedhur hapat e parë për krijimin e dy hapësirave të rëndësishme kulturore të kryeqytetit, Sallën Koncertale dhe Muzeun e Artit.

Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Rama ka shkruar se është takuar me arkitektin botëror, Kengo Kuma, me të cilin ka diskutuar detajet e fundit për realizimin e këtij projekti drejt transformimit të Prishtinës.

“Arkitektura unike e ndërtesës ikonë të Kryeqytetit, do të ruhet tërësisht si pjesë e trashëgimisë sonë. Por në të njëjtën kohë ne do të krijojmë një Sallë Koncertale e Muze të Artit super modern. Ne po realizojmë një kërkesë të kahmotshme të artistëve tanë, që të kenë një ambient të përshtatshëm ku do të mund të shprehin artin e tyre, në kushte shumë më të favorshme, ashtu siç do të bëjnë artistët me renome botërore”, ka shkruar Rama.

Shija e redaktorit

Sot fillon periudha e votimit jashtë Kosovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se ka filluar periudha e votimit përmes postës për të gjithë shtetasit e Kosovës të cilët janë regjistruar për...

Lirohet ish-ushtari i UÇK-së Hasan Dakaj, po mbahej në burg...

Hasan Dakaj, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) i cili po mbahej në burg në Serbi është liruar sot(e premte). Lajmin për Dukagjinin e...

Të fundit nga rubrika